Lajme

Halimi: Qeveria dhe Kryeministri dinë të bëjnë vetëm propagandë e videoklipe

2 vite më parë
nga:G C

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimim përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas deklaratave të ministres së ekonomisë Artane Rizvanolli, se çmimi i energjisë mund të rritet serish.

Ajo tutje ka thënë se ministrja dhe e gjithë qeveria duarkryqe, konstatojnë në vend se të veprojnë.

“Në vend se të angazhohen për të marrë masa për të kontraktuar energji – sidomos tani kur çmimi i saj në bursë ka rënë ndjeshëm; ministrja dhe e gjithë qeveria duarkryqe, konstatojnë në vend se të veprojnë”, ka thënë Halimi.

Postimi i plotë:

Në vend se të angazhohen për të marrë masa për të kontraktuar energji – sidomos tani kur çmimi i saj në bursë ka rënë ndjeshëm; ministrja dhe e gjithë qeveria duarkryqe, konstatojnë në vend se të veprojnë. Taksat tona në arkën e shtetit, në vend se të zhvlerësohen muaj pas muaji nga inflacioni enorm, do të vlenin më shumë si investim në kapacitete prodhuese apo kontraktim energjie në bursë, që qytetarët tanë të mos mbesin në terr.

Veçse, për diçka të tillë, kërkohet edhe punë; ndërkohë që kryeministri dhe qeveria e tij dinë të bëjnë vetëm propagandë e videoklipe!