Zëvendëskryministri Besnik Bislimi, në mediumin serb “Radio Gorazdevac”, është ankuar për Gjykatën Kushtetuese, raporton Gazeta Blic.
Lidhur me këtë, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, në një prononcim për Gazeta Blic, e ka quajtur sulm brutal të Bislimit ndaj Kushtetueses, derisa ka thënë se kjo mendësi është e rrezikshme.
“I dyti i Qeverisë së Kosovës, duke folur për një medie serbe, sulmon brutalisht Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kjo mendësi e mbrapshtë antishtetërore, apo e ‘shtetit të përkohshëm’ siç e kanë thanë vet, është e rrezikshme”, shprehet ajo.
Sipas Halimit, të tillët nuk e kanë as idenë më të vogël se si funksionon shteti, duke shtuar se Kosova meriton të trajtohet më dinjitetshëm se kaq.
“Të tillët që i japin vetes diskrecionin të zgjedhin se cilat vendime të Kushtetueses do t’i zbatojnë, nuk e kanë as idenë më të vogël se si funksionon shteti. Kosova meriton të trajtohet shumë më dinjitetshëm se kaq”, deklaron Sibel Halimi./Gazeta Blic/