• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Halimi: PDK është pa Zot shtëpie, po të ishin Thaçi e Veseli, marrëveshja me VV-në tashmë do të ishte e kryer!

07/05/2025 21:37
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Jeton Halimi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke vlerësuar takimin e mëhershëm mes Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Halimi për Expose, prodhim i GazetaBlic ka theksuar se ky takim ka qenë një sinjal i qartë se këto dy parti kanë pasur një marrëveshje të mundshme, por se përçarjet brenda PDK-së kanë penguar realizimin e një koalicioni të mundshëm.

“Takimi i mëhershëm ka qenë sinjal i qartë se PDK dhe VV kanë pasur një lloj marrëveshje, por se çfarë ndodhi rrugës, ne nuk mund ta dijmë. Koalicioni mes VV dhe PDK do të ishte i mirë, sepse do të zgjidhej edhe çështja e presidentit, por mendoj se ka përçarje brenda PDK-së, sepse nuk e kanë të njëjtin mendim, disa duan koalicion me VV e disa jo,” ka thënë Halimi.

Ai ka theksuar gjithashtu se një marrëveshje e tillë do të kishte mundësuar një zgjidhje më të shpejtë dhe më efikase për çështjen e presidentit të Kosovës. Por, sipas tij, disa individë brenda PDK-së janë të ndarë në lidhje me këtë çështje, gjë që ka krijuar një atmosferë të pasigurisë.

“Nëse do të ishin këtu zotëri Thaçi dhe zotëri Veseli, ky koalicion do të kryhej moti,” ka shtuar Halimi, duke aluduar në faktin që mungesa e liderëve të PDK-së, si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ka bërë që ky koalicion të mbetet në heshtje dhe pa një finalizim të mundshëm.

Halimi ka komentuar gjithashtu përplasjet e mëparshme mes VV-së dhe PDK-së, duke thënë se ato tashmë janë harruar. Për të, kjo tregon se kur një parti nuk ka “zot shtëpie të fortë”, edhe strukturat e saj mund të shpërbëhen dhe të veprojnë më lirshëm.

“Ato përplasje që kanë qenë mes VV dhe PDK u harruan, kjo u pa qartë nga takimi i mëhershëm mes tyre. Por, unë mendoj që kur një parti nuk ka zot shtëpie të fortë, edhe fëmijët lazdrohen,” përfundoi ai./GazetaBlic./

Intervista e plotë: