BLIC.TV

Halil Ujkani që 21 vite në pritje të dy djemve të tij të zhdukur: Me sy çel do të vdes nëse s’i shoh më ata

12/18/2020 20:58
nga:F K

Që nga prilli i vitit 1999, Halil Ujkani nuk di asgjë për fatin e dy djemve të tij, të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Ujkani për “Expose” – prodhim i GazetaBlic,  tregon se shpresa se dy djemtë e tij do të kthehen, e mban gjallë atë, i cili rrëfen se do të vdiste me sy çel sikur mos t’i shihte më djemtë e tij.

“Mërzia nuk na hiqet, por ende kemi ymydin se janë gjallë diku. Bollë na vajtën në shtëpi tonë, dhe mos me tregu ku janë tek jonë, normal që duhet me ditë mërzia është prezente, por kur e dimë ku janë është ndryshe. Por nuk po e dimë more ku janë, a janë gjallë e të vdekur, bollë vështirë po qa me bë”, rrëfen ai.

Dokumentari i plotë: