Lajme

Halil Matoshi zbulon detaje nga takimi me amerikanët, ky është qëndrimi definitiv i Haradinajt

02/27/2019 21:02
nga:A. R.

Pak detaje janë dhënë nga takimi mes dy përfaqësuese amerikan dhe dy krerëve të Kosovës Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt.

Takimi që zgjati më shumë se një orë e që u mbajt me dyer të mbyllura, doli në publik vetëm përmes deklarimeve në rrjetet sociale nga presidenti Hashim Thaçi  dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Megjithatë deklarimi i shefit të Ekzekutivit Ramush Haradinaj nuk ishte i qartë.

Ai shkroi në fb, se Kosova është pro tregtisë së lirë.

“Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë.” kishte shkruar ai.

Por nga zyra e tij pohojnë se Haradinaj nuk ka ndryshuar asnjë pikë nga qëndrimi i tij për taksën

“Pozicioni i kryeministrit Haradinaj nuk ka ndryshuar” i ka thënë Gazetës Blic këshilltari i Haradinajt, Halil Matoshi.

Ai ka shtuar se tregtia e lirë e Haradinajt është nënkuptuar vetëm pas njohjes reciproke

“Tregti të lirë.Po pas njohjes reciproke” ka thënë Matoshi.

Takimi u zhvillua me përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.

Në takim ishin Kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, por ka munguar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli

/GazetaBlic/

LEXO EDHE:

Haradinaj deklarohet pas takimit me amerikanët, çfarë ndodhi me taksën?

07/22/2019 00:35

Ky është emri i serbit që u arrestua në Lipjan për krime lufte