Lajme

Halil Matoshi: Rama vizitoi Moskën ditën kur Serbia mori pajisjet ushtarake ruse

02/25/2020 23:59
nga:Gazeta Blic

Halil Matoshi shprehet i habitur me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Rusi në ditën kur në Beograd mbërrin pajisjet ushtarake ruse.

Ky veprim nga ana e Serbisë u pasua me reagime të ashpra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian duke kujtuar edhe sanksionet, por ndryshe mendoi Rama.

Një gjë e tillë është ‘koiçidencë e frikshme’ për Matoshin, i cili kujton këmbënguljen e Ramës për minishengenin.

Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:

Heshtje në Tiranë!

Koinçidencë që mbjell frikë.

Ditën kur Kryeministri shqiptar Edi Rana zbarkon në Moskë, paisjet ushtarake ruse mbërrijnë në Serbi!?

A thua Rama e ka mësu lekcionin e homologut serb Akeksandar Vučić, me lujtë me “atu” nën mangë – kercënimin rus kundrejt BE-së dhe ShBA-së!?

Kolegët e medias në Tiranë duhej ta pyesnin kryeministrin Edi Rama se nga kush do të mbrohet Serbia e “minischengen-it” pas pranimit të sistemit rus PANTSIR S-1.

Këtë pyetje ia kanë bërë tashmë Beogradit, përcjellë me reagime të ashpra, BE dhe ShBA, kjo e fundit paralajmëroi sanksionr ndaj Serbisë, por jo edhe Qeveria shqiptare, e cila po angazhohet me aq fanatizëm. për jetësimin e idesë së Beogradit me referencë Schengen-in!?

Shqipëria është anētare e NATO-s dhe Pakti veriatlantik nga perspektiva multilaterale tha se “i pērket Serbisë vendimi sovran”, porse nga perspektiva rajonale (e shteteve veç e veç) dhe sidomos nga perspektiva shqiptare, vërtet nga kush po mbrohet kështu Serbia dhe a mos vallë po përgatit ndonjë krim të ri kundër shteteve e kombeve fqinje!?

Në anën tjetër Kosova nuk luan me dy letra, kursi i saj euro-atlantik është i sinqert dhe ekzistencial!?

P.S.

Shqipëria nuk është fqinje e Serbisë!

Edi Rama flet nga Moska: Detyra ime të afroj Rusinë me Ukraninën

03/26/2020 18:57

Erdogan nis ambulancat në ndihmë të Shqipërisë