Sporti

Hakohet “X” i Mbappes, postohen gjëra për Ronaldon, United e Messin!

08/29/2024 10:17
nga:Lorik J

Kylian Mbappe mund të jetë përfshirë në një tronditje të madhe kur pa se çfarë kishte ndodhur me llogarinë e tij në rrjetin social, X.

Që nga mbrëmja e së mërkurës, në rrjetet sociale të francezit po shfaqen postime tronditëse. Futbollisti dyshohet se ka lavdëruar Manchester United, ka promovuar kriptovalutën e tij dhe madje ka fyer Lionel Messin. Kjo mund të nënkuptojë vetëm një gjë: Mbappe kishte rënë viktimë e mashtruesve.

Kylian Mbappe iu bashkua Real Madridit në verë dhe është ende në pritje të golit të tij të parë në La Liga. Ai do ta ketë mundësinë këtë të enjte. Në orën 21:30 skuadra e tij do të përballet me Las Palmas.

Vetëm një ditë para ndeshjes, gjëra të çuditshme po ndodhnin me llogarinë e tij në platformën X (ish-Twitter)…

/GazetaBlic Sport