Sporti

“Hakmarrja më e mirë është suksesi”, Arbër Hoxha e Blend Baftiu thumbojnë Prishtinën

02/28/2020 19:38
nga:M K

Nesër me fillim nga ora 17:00, Prishtina e pret Ballkanin në derbin e javës së 20’të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

gjatë gjithë javës ka pasur thumbime mes palëve, qoftë nga personat zyrtarë, poashtu edhe nga tifozët, shkruan GazetaBlic.

Eh, s’kishte si të ndodhte edhe një reagim para duelit edhe nga dyshja që nuk gjeti vend te Prishtina, për të kaluar më pas te Ballkani dhe për të shpërthyer totalisht, duke u bërë kështu emrat më të përmendur deri më tani në elitën e futbollit kosovar.

Më pak se 24 orë para ndeshjes, Arbër Hoxha e Blend Baftiu, kanë postuar një fotografi në profilet zyrtare të rrjetit social “Facebook”, derisa fotos së postuar ia kanë bashkangjitur përshkrimin: “Hakmarrja më e mirë është suksesi”.

Hakmarrja më e mirë është suksesi Forca Ballkani 💪Forca Xhebraila 🧡🖤

Publiée par Visar Berisha sur Vendredi 28 février 2020

/GazetaBlic/

09/26/2020 10:54

Ndryshon termini i ndeshjes Gjilani – Ballkani