Lajme

Haki Rugova: Nënshkrimi i marrëveshjes me partitë e koalicionit pritet të përfundoj sot, i kemi numrat për qeverinë!

04/29/2020 11:04
nga:Norë Kelmendi

I propozuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se me subjektet politike të cilat po synojnë ta formojnë qeverinë e re, sot do t’i përmbyllin të gjitha çështjet dhe do të dalin para qytetarëve me qeverinë e re, shkruan GazetaBlic.

Një takim të mundshëm ditën e sotme mes LDK-së dhe partnerëve të saj të koalicionit, po e konfirmon edhe nënkryetari i kësaj partie, Haki Rugova.

Rugova për GazetaBlic, tha se marrëveshja pritet të përfundojë sot, eventualisht nesër, derisa konfirmon se LDK-ja bashkë me partnerët e saj të cilët synojnë të udheheqin ekzekutivin, i kanë numrat për formimin e qeverisë.

“Nuk jam i sigurt, për sot por brenda kësaj dite ose nesër, marrëveshja do të finalizohet, ne nuk do ta vonojmë formimin e qeverisë, do ta respektojmë afatin kushtetues, ndodhë që deri të premten përfundon. Për numrat patjetër e përcaktojnë ata që po merren me koalicionin, gjegjësisht z.Hoti, por numrat i kemi”, tha Rugova për GazetaBlic.

Tutje Rugova konfirmoi bashkëpunimin edhe me AKR-në si parti e cila pritet të i bashkangjitet koalicionit, derisa tha se të njejtën nuk e kanë përjashtuar asnjëherë nga mundësia për bashkëpunim.

“AKR-në, nuk e kemi përjashtu asnjëherë nga mundësia për bashkëpunim, sikurse edhe partitë tjera, me të gjitha do të bashkëpunojmë në kuadër të koalicionit”, u shpreh tutje Rugova.

Por në rast të nënshkrimit të një marrëveshje mes LDK-së dhe AKR-së, nuk dihet nëse këtë do ta ketë fatin ta bëjë vetë kryetari i kësaj të fundit, Behgjet Pacolli, për shkak se i njejti, dje ka ateruar në Tiranë nga Zvicrra, pasi që nuk u lejua nga institucionet kosovare të kthehet ne Kosovë, pa i’u nënshtruar procesit të karantinimit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

I nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti, dje para gazetarëve tha se kanë marrë dakordacën e gjitha partive për koalicionin bashkëqeverisës, përshirë edhe AKR-në e Behgjet Pacollit.

Ai tutje ka theksuar se pjesëmarrja e listës serbe do të jetë në përputhje të fuqisë politike që ka dhe në përputhje me normat kushtetuese.

05/26/2020 13:52

LDK i çon selame Vetëvendosjes: Numrat i kemi – protestat mbani lirisht!