Lajme

Haki Rugova: Ne jemi 75 vota para AAK-së në Istog

12/18/2017 10:38
nga:M H

Kandidati për kryetar të Istogut, Haki Rugova ka deklaruar për “Gazeta Blic” se rezultatet preliminare të shpallura nga KQZ, janë te gabuara dhe LDK është duke avancuar me 75 vota para AAK-së.

“Sipas rezultateve të KQZ komunale pa u numëruar votat me kusht  ne jemi para AAK-së me 75 vota, kjo është e vërteta”, ka thënë Rugova.

Sipas Rugovës, KQZ ka gabuar me rezultatet, dhe sot gjatë ditës do të dihet fituesi.

“Mua më vjen keq, por KQZ ka gabuar me rezultatet preliminare nuk e di ka i kanë marrë ato rezultate, sepse kanë qenë rezultate të gabueshme, sot pritet numërimi i votave”, ka përfunduar ai.

Ndërkaq, dje në Istog është mbajtur rivotimi.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, fitues është kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.

Dreshaj ka dalë fitues me 50 vota më shumë se kundërkandidati i tij Haki Rugova./GazetaBlic./

09/10/2018 11:35

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Haki Rugovës