Lajme

Haki Rugova i LDK-së: Marrëveshja me AAK-NISMA dhe pakicat, nënshkruhet sot ose nesër, formimi i qeverisë këtë javë!

04/27/2020 12:49
nga:N.K

LDK, AAK dhe Nisma tashmë veç se janë afër për finalizimin e marrëveshjes për koalicion qeverisës, shkruan GazetaBlic.

Finalizimi i kësaj marrëveshje po pritet të bëhet sot, ose nesër.

Këtë për GazetaBlic e konfirmoi nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cili thotë se këtë javë pritet të ndodhë edhe formimi i qeverisë,  derisa thotë se negociatat me partitë bashkëpunuese janë në përfundim.

 “Po bëjmë ne negociata me partitë e koalicionit për  marrëveshje, ajo pritet të finalizohet sot ose nesër, dhe pastaj dërgohet në Kuvend, këtë javë pritet edhe formimi i qeverisë”, tha Rugova për GazetaBlic.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka vendosur për kandidatin e saj për kryeministër, ku me miratimin dhe mbështetjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Avdullah Hoti, u zgjodh si favorit për të udhëhequr me ekzekutivin.

Por ende nuk dihet nëse LDK-ja, e ka dërguar emrin e Hotit tek presidenti për ta mandatuar.

GazetaBlic ka pyetur edhe në Zyrën e Presidentit lidhur me këtë çështje, por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, siç ka raportuar Gazeta Blic më herët, AAK-së do t’i takojnë 4 ministri, derisa dy të tera Nismës.

Burime të Gazeta Blic bëjnë me dije se nga AAK janë propozuar këta emra për ministra: Besnik Tahiri, Selim Selimi, Meliza Haradinaj- Stublla dhe Blerim Kuçi.

Ndërkaq, në linkun në vijim i gjeni emrat e përfolur për ministra edhe nga LDK:

 

Dalin emrat e kabinetit qeveritar Hoti (emrat)

 

09/28/2020 19:35

Nitaj reagon pas aksionit në zyret e OVL të UÇK-së, ka një pyetje për Specialen