Lajme

Haki Abazi me “zbulimin“ e radhës: Avdullah Hoti s’mund t’i çojë as 5 kg, e Isa Mustafa as 2.5 kg

08/04/2020 00:16
nga:Gazeta Blic

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, s’mund t’i çojnë as nga 5 e 2.5 kg.

Ai tha se Hoti s’mund t’i çojë as 5 kilogramë, ndërkohë që sipas tij, Mustafa nuk mund t’i çojë as 2.5 kilogramë.

“Hoti s’mund t’i çojë as 5 kg, Isa as 2.5 kg”, është shprehur Abazi në DPT te Fidani.

Ndërkohë që për futjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës, Abazi tha se tashmë kjo parti është në koalicion.

“Edhe pse jo zyrtarisht, PDK’ja është në koalicionin qeverisës. Madje unë besoj se është më lehtë nëse nuk ke ministra të emëruar e megjithatë ki kontroll indirekte”, shtoi Abazi.

“Rebelohet” Albulena Haxhiu: Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK!

09/28/2020 20:20

Pas paralajmërimit për protestë, Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit