Lajme

Haki Abazi: LDK ka filluar fushatë kundër Kurtit në pajtim me PDK-në

03/22/2020 22:41
nga:Norë Kelmendi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, përmes një shkrimi në “facebook” ka thënë se LDK-ja ka filluar fushatën kundër qeverisë Kurti në pajtim të plotë me PDK-në.

“Me qëllimin e Thaçit e PDK që të ndajë Kosovën për të shpëtuar lëkurën e vetë, kurrë nuk do të pajtohej Rugova ashtu siç nuk u pajtua kurrë. Me qëllimin e Thaçit për t’a copëtuar Kosovën dhe planin e tij nuk janë pajtuar asnjë nga miqtë që kanë dhe janë duke e ndihmuar Kosovën edhe në këto momente”, ka thënë Abazi.

Shkrimi i plotë:

Po e kuptoj frustrimin që po paraqitet në publik, është vështirë me i bind qytetarët dhe votuesit pse duhet rrëzuar qeverinë më të sukseshme dhe më të sinqertë e transparente dhe efektive në vendim- marrje e masa kundër pandemisë.

Në vend se të fokusohen të gjitha energjitë në drejtim të luftimit të pandemisë një pjesë e LDK ka filluar fushatë kundër Qeverisë Kurti në pajtim të plotë me PDK.

Në vend se të bëhet e qartë që e morëm qeverisjen nga minusi dhe me deficit në çdo drejtim, ata po shpërndajnë instruksione për postime kundër LVV, kundër Kurtit. Të gjitha konstatimet se kinse dikush është anti-amerikan në LVV janë të kota, boshe, të pakuptim dhe nuk i beson askush.

Me qëllimin e Thaçit e PDK që të ndajë Kosovën për të shpëtuar lëkurën e vetë, kurrë nuk do të pajtohej Rugova ashtu siç nuk u pajtua kurrë. Me qëllimin e Thaçit për t’a copëtuar Kosovën dhe planin e tij nuk janë pajtuar asnjë nga miqtë që kanë dhe janë duke e ndihmuar Kosovën edhe në këto momente.

LDK dhe posaqërisht lidershipi i saj duhet t’a dijë që ky është shansi për të mos bërë gabimin që bëri duke e zgjedhur Thaçin president. Unë kam besuar shumë që ky ka qenë qëllimi i LDK kur kam qenë zëri që kam kërkuar koalicionin LVV-LDK me ngulm. Vërtet nuk e kam hall kur fyejnë e kërcënojnë njerëzit e afërt të Thaçit, e di se janë në hall. Pse LDK me instruksione t’u bashkohet zërave të PDK nuk e kuptoj. Shteti dhe qytetarët kanë dy rreziqe sot, njërën nga ndarja e vendit dhe tjetrën nga COVID-19. As e para e as e dyta nuk luftohen duke përkrahur qëllimkëqinjtë dhe ata që e kanë sjellur vendin në këtë situatë.

Jemi kundër ndarjes së vendit dhe jemi kundër gjendjes së jashtëzakonshme që të përdoret për të bërë ndarjen e vendit. Degjojeni zërin e qytetarëve. Me 1989 e humbëm autonominë duke thënë nuk humbasim asgjë, me gjendjen e jashtëzakonshme dhe planin e Thaçit do humbasim territor dhe funksionimin e shtetit tonë.

Me vjen keq por dikush që është mashtruar në disa herë në nënshkrimin e asociacionit të komunave, demarkacionin me Malin e Zi, zgjedhjen e Thaçit President dhe që tani kur është e qartë se çfarë është motivi i tij me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, nëse nuk ndihmon dot, së paku nuk do të duhej të dalë në anën e atij dhe atyre që kanë tradhëtuar interesin e vendit shumë herë.

Po e kuptoj frustrimin që po paraqitet në publik, është vështirë me i bind qytetarët dhe votuesit pse duhet rrëzuar…

Publiée par Haki Abazi sur Dimanche 22 mars 2020

 

 

04/05/2020 17:04

Haki Abazi: Veriu është i ndarë shkaku i Thaçit