Lajme

Haki Abazi i kundërpërgjigjet Ramush Haradinajt për heqjen e taksës: Reciprociteti ka treguar rezultate

02/10/2020 23:31
nga:Gazeta Blic

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka folur rreth kërkesës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për mos heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Ky i fundit vazhdon të këmbëngulë se heqja e taksës së paralajmëruar nga ana e kryeministrit Albin Kurti, është hap i gabuar.

Sipas Haradinajt reciprociteti me Serbinë është i pamundur, por ndryshe mendon Abazi.

Sipas tij, reciprociteti është treguar shpesh si zgjidhje e shumë problemeve në skenën ndërkombëtare.

“Reciprociteti është metodë dhe masë e njohur ndërmjet shteteve dhe të cilësohet si formë e zgjidhjes së problemit”, tha Abazi në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

‘Reciprociteti ka treguar rezultate”, thekson ai.

Abazi ka komentuar edhe deklaratat e Haradinajt sipas të cilave me heqjen e taksës Kurti do të “mbetet cullak, i zhveshur”

“Gjuha që ka përdorur ish-kryeministri Haradinaj nuk i shkon një ish-kryeministri. Ka qenë një gabim i shprehjes që është përdor që si gjuhë nuk ish dashtë me u përdor’, shtoi ai.

Abazi mirëpret një opozitë konstruktive.

“Ne duam një opozitë konstruktive brenda parlamentit sepse nuk kishte me pasë vlerë sistemi demokratik pa opozitë konstruktive”.

‘Parashikimi’ i Frashër Krasniqit për Qeverinë Kurti: Disa ndryshime kozmetike janë maksimumi që do të prodhojë kjo qeveri

04/05/2020 17:04

Haki Abazi: Veriu është i ndarë shkaku i Thaçit