Lajme

Haki Abazi e shpall vdekjen e Qeverisë Kurti, hap “të pame” në Kuvend

05/16/2024 10:18
nga:Sh R

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani i pavarur, Haki Abazi, simbolikisht ka hapur siç thotë “të pame”, për vdekjen klinike të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Abazi ka thënë se ka vepruar kështu pasi që ka ngulfatje tre vjeçare të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë po ashtu se sot të duhej të diskutohej në detaje për dredhitë e Kurtit për çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Kjo është në vazhdën e angazhimit tim si deputet i parlamentit të Kosovës dhe premtimeve që kemi dhënë që do e ndërrojmë formën e qeverisjes. Natyrisht se sot të duhej të diskutohej në detaje për dredhitë e Kurtit për çështjen e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe në vend se të bëhej kjo gjë përbrenda parlamentit ashtu si është bërë zakon që të margjinalizohet e ngulfatet debati demokratik, ai ka nisur një proces të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme duke manipuluar me PDK-së.  E patë sot në mëngjes ai po e dërgon statusin e Asociacionit të zajednicës në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Abazi.