Lajme

Haki Abazi: Dialogu për Kurtin mund të jetë prioritet i shtatë, por kur ndodh takimi në Bruksel bëhet i pari

05/21/2021 00:43
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur për prioritetet e Qeverisë Kurti, karshi çështjes së dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Abazi thekson që prioritete të Qeverisë Kurti janë sigurimi i vaksinave dhe zvogëlimi i rasteve megjithatë ai shton se kur të ndodhë takimi në Bruksel, negociatat të vihen të parat si prioritet, njofton Klan Kosova.

”Prioritetet janë angazhim jashtëzakonisht i madh për sigurimin e vaksinave dhe zvogëlimin e rasteve, këto janë prioritete të qeverisë”.

”Kosova dhe Kurti është i obliguar që të punojë edhe në fushën e politikës së jashtme. Sepse është bartës me Kushtetutë edhe për dialogun”.

”Mundet 10 gjëra në mënyrë paralele të shtrohen dhe të ngrihen përpara, psh ka ministri të ndryshme që po punojnë në analizën e rregullimit të çështjes së ndërmarrjeve publike por paralelisht me këto çështje ka ndodhur edhe vizita e Kurtit në Bruksel”.

”Tani edhe kjo mund të jetë i katërti, i pesti, i gjashti, ndonjëherë i treti, kjo është çështje e kalendarit. Në kalendarin e Kurtit është vendosur një takim në Bruksel, mund të jetë prioritet i shtatë, por në atë moment kur bëhet takimi bëhet i pari”.

”Pra, ajo që është e rëndësishme që ne po marrim kohën e duhur që të jemi sa më të përgatitur në një dialog”.

Abazi: Kurtit i ka rënë të fikët mbi 40 herë brenda natës prej maltretimeve nga serbët