Lajme

Hakeri serb nxjerr nga serverët amerikanë fotografi të papara të bombardimeve të NATO-s mbi Serbi

04/18/2019 13:47
nga:A. R.

Një haker serb me emrin Neven Djenadija nga Republika e Serbe publikoi në faqen e tij në Facebook qindra foto ekskluzive që, siç tha ai, i nxori nga një server i Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së.

Fotografitë mbulojnë periudhën nga fillimi i intervenimit të NATO-s kundër ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, deri në qershor të vitit 1999, kur trupat amerikane hynë në Kosovë.