Geek

Hakerët sulmojnë të gjithë superkompjuterët e Evropës, ndalojnë hulumtimet mbi koronavirusin

05/19/2020 07:57
nga:N S

Superkompjuterët në të gjithë Evropën u detyruan të mbyllen pas një varg sulmesh kibernetike, që u përpoqën të rrëmbejnë energjinë informatike për “miners” të kriptovalutave.

Sipas një raporti nga ZDNet, super kompjuterët në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicër, potencialisht edhe një kompjuter me performancë të lartë në Spanjë, u prekën të gjithë nga një sulm i ngjashëm, transmeton lajmi.net.

Sulmet ndodhën në pika të ndryshme gjatë javës së kaluar, raporton ZDNet.

Studiuesi i sigurisë, Chris Doman, bashkëthemelues i Cado Security, i tha ZDNet se virusi ishte krijuar për të përdorur fuqinë e superkompjuterëve për të marrë “miners”, të cilët prodhojnë kriptovalutën Monero XMR.

Siç është cekur nga ZDNet, shumë prej superkompjuterëve që u detyruan të mbyllen si rezultat i shkeljes po përdoren gjithashtu për të kryer kërkime mbi COVID-19.

Në mënyrë të veçantë, studiuesit kanë përdorur kompjuterët për të ndihmuar në zhvillimin e një vaksine të vlefshme.