Një lajm shumë pozitiv ka ardhur për komunitetin e sportit në Hajvali.
Klubet e Hajvalisë e vuajnë mungesën për një stadium futbolli që nga paslufta, por siç duket kjo brengë do të hiqet së shpejti, pasi ndërtimi i stadiumit ka filluar të marrë hapa konkret dhe zhvillim mjaft të mirë.
Kushtrim Mushica, drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës ka konfirmuar për ‘GazetaBlic Sport’ se punimet po shkojnë mirë dhe tashmë gjërat po marrin formë.
Mushica thotë se ky stadium do t’i ndihmojë shumë klubet e Hajvalisë, teksa konfirmon se punimet e fazës së parë janë në pjesën finale.
Kujtojmë se Prishtina e Re nga Hajvalia mund të inkuadrohet në Superligë për edicionin 2024/25.
Ja pamjet nga intervista e plotë:


