BLIC.TV

Hajredin Kuçi: Rrahjet dhe inicidentet në zgjedhjet e brendshme të PDK -së nuk janë të mirëserdhura

05/22/2019 22:27
nga:A. R.

Kryetari i Komision për zgjedhjet e brendshme në partinë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi ka komentuar rrahjet dhe incidentet që kanë ndodhur në disa degë dhe nëndegë të kësaj partie.

Kuçi për emisionin dokumentar “EXPOSE” ka thënë se ato ishin të vogla dhe nuk kanë paraqitur ndonjë problem.

Sipas tij zgjedhjet shpesh herë dinë të krijojnë tensione e emocione më shumë sa që duhet.

Ai ka bërë thirrje që secili kandidat të respektoj rregullat dhe procedurat e zgjedhjeve.

Ka pasur shumë pak incidente nga 1121 nëndegëve që ka pasur zgjedhje që i kemi mbajtur deri tani ka pasur dy ose tre incidente të cilat nuk janë për t`u shënuar nuk janë të nivelit të tillë. Nuk kanë qenë për mirëseardhje dhe unë i ftoj secilin që t`i respektoj rregullat, konkurrencën. E di që nganjëherë zgjedhjet krijojnë tensione, krijojnë emocione më shumë se sa që duhet, por ata duhet të jenë të gatshëm që ta fitojnë garën brenda PDK-së, por edhe të jenë të kujdesshëm që PDK ta fitoj garën në nivel Kosove. Pra nuk duhet të dëmtohet procesi brenda PDK-së dhe nuk duhet të dëmtohet PDK-ja por të jetë e gatshme  dhe e aftë që t`i konkurroj të tjerët,”, shkruan gazeta Blic.

Dokumentarin e plotë nga Expose, mund ta shikoni këtu: