Showtime

Hajnat ia thyejnë shtëpinë Mozzikut, vjedhin mijëra euro kesh: Sa kanë vjedhë këta, unë çdo vit i shpërndajë

10/16/2023 17:56
nga:G C

Mijëra euro, stoli ari dhe armë dyshohet se janë vjedhur në shtëpinë e reperit Gramoz Aliu në Ferizaj.

Shtëpia e këngëtarit ka qenë cak i hajnave të dielën.

Rasti është denoncuar të dielën në stacionin e Policisë së Kosovës në Ferizaj dhe aktualisht ndodhet nën hetime nga Prokuroria e Shtetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Mozzik ka treguar në detaje se çfarë i është vjedhur brenda shtëpisë së tij.