Lajme

Hajnat thyen shtëpinë dhe vodhën arin në Prishtinë

07/21/2018 21:15
nga:A. R.

Hajnat përdorën mollët për të kuptuar nëse brenda një shtëpie në Grashticë gjendeshin banorët e saj.

Por, pasi e kuptuan që askush nuk po u përgjigjej goditjeve me mollë, hajnat u futën në oborr me gurë në duar për të thyer xhamat e shtëpisë.

Mirëpo, hajnat u alarmuar kur kuptuan se aksioni i tyre kriminal po xhirohej nga kamerat e sigurisë që ishin të vendosura nëpër muret e shtëpisë së Halim Berishës në Grashticë të Prishtinës.

Pasi kuptuan që ka kamera, tre hajnat vendosën maskat dhe u kthyen për të hyrë në shtëpi pasi thyen dritaret.

06/16/2019 11:20

DASH: Vendet më të rrezikshme në Europë për turistët, në mesin e tyre edhe Serbia