Sporti

Hajdutët futen në shtëpinë e Casemiros gjatë derbit, momente paniku për bashkëshorten dhe vajzën

09/29/2019 12:28
nga:M K

Reali i Madridit, me barazimin që mori në “Wanda Metropolitano” në derbin me Atleticos u ngjit në krye të La Ligas.

Gjithsesi në fund të sfidës, mesfushori i “Los Blancos”, Casemiro, mori lajmin e keq se shtëpia e tij ishte bastisur nga hajdutët ndërsa ai ishte në fushë.

Fakti më i rëndë është se në shtëpi, në momentin e vjedhjes, kanë qenë të pranishëm edhe bashkëshortja e vajza e vogël e futbollistit.

Hajdutët e kryen me “sukses” misionin, duke boshatisur nga sendet me vlerë banesën e Casemiros, që gjendet në zonën e “La Moraleja”, ku janë vjedhur edhe herë të tjera shtëpitë e lojtarëve të Realit.

Fatmirësisht, bashkëshortja dhe vajza e Casemiros janë në gjendje të mirë, por sigurisht kanë kaluar komente frike dhe paniku.

10/09/2019 16:19

Messi: Dëshiroja që Ronaldo të qëndronte në Real Madrid