Lajme

Hajdini: Veriu i Kosovës është përdorur politikisht si nga qeveria në Beograd, ashtu edhe nga ajo në Prishtinë

10/18/2024 18:03
nga:Y I

Profesori i asociuar në Vjenë dhe Paris, Ilir Hajdini u shpreh se Veriu i Kosovës është përdorur politikisht si nga qeveria në Beograd, ashtu edhe nga ajo në Prishtinë.

Hajdini: 20 vitet e fundit, Veriu ka qenë një sfidë që është përdorur edhe nga qeveria në Beograd edhe nga qeveria në Prishtinë.

Sidomos nga këto dy qeveri është përdorur vazhdimisht që ti shërbejë interesave të tyre elektorale politike.

Dhe si rezultat i kësaj, nuk besoj se do kemi ndonjë rezultat të prekshëm në negociata.

Ka gjasa që do përdoren vetëm sa për të blerë kohën.

Nuk besoj se do ketë asnjë lloj koncesioni nga asnjëra palë, sidomos nga ajo e Kosovës.