Sporti

Hajdini: Kosova do të kualifikohet në Euro 2020

01/06/2018 19:22
nga:Lorik J

Bledar Hajdini është portieri i parë nga Superliga që ka debutuar me Kosovën pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Ai debutoi më 13 nëntor kundër Letonisë ndeshje të cilën Kosova e fitoi 4:3. Gjatë vitit 2017 ai pati një ngritje të madhe në karrierë.

Portieri i Kosovës dhe Trepçës 89′, Bledar Hajdini shpreson se Kosova do të kualifikohet në Euro 2020.

Hajdini thekson se Kosova ka arritur përvojën e duhur dhe tashmë shumë lehtë mund të luajë në Kampionatin evropian ‘Euro 2020’.

Në një intervistë për ‘GazetaBlic’, Hajdini gjithashtu theksoi se skuadra e tij, Trepça 89 do të marrë pjesë në para kualifikimet e Champions Leagues.

Intervistën e plotë të Bledar Hajdinit mund ta ndiqni më poshtë:

GazetaBlic: Cila ishte përshtypja e parë pas ftesës në Përfaqësuesen e Kosovës?

Hajdini: “Pas ftesës së parë nga Përfaqësuesja e Kosovës ishte një ndjenjë që nuk është lehtë të përshkruhet, sepse është ëndërr e çdo lojtari të përfaqësojë vendin e tij në ndeshje ndërkombëtare dhe ishte një mundësi e mirë dhe një eksperiencë mjaft e mirë në një nivel të tillë”.

GazetaBlic: A mendoni se një ditë do të bëheni “gardiani” kryesor i Kosovës?

Hajdini: “Po normalisht, pasi çdo lojtarë ka synimet e tij qe te arrijë sa më shumë në karrierë dhe unë mendoj që një ditë do të jem i pari i Kosovës”.

GazetaBlic: Duke parë cilësitë e Kosovës, a mendoni se do kualifikoheni në Euro 2020?

Hajdini: “Po besoj se kemi shumë gjasa të kualifikohemi duke e ditur që kemi lojtarë mjaft cilësor në skuadër. Tashmë këmi edhe pak përvoj dhe shpresojë se ndeshjet e ardhshme do t’i luajmë si vendas ne Kosovë, sepse do te thotë shumë të luash para tifozëve të vëndit tend”.

GazetaBlic: Trepca 89’ po kalon një sezon të vështirë, cilat janë pritshmëritë e juaja për këtë edicion?

Hajdini: “Është fakt se në sezonën e parë nuk kemi zhvilluar paraqitje mjaft të mira, por mund te them se edhe fati na e kishte kthyer shpinën, sepse si ekip kemi bërë lojëra shumë të mira dhe normal që prioriteti ynë është vendi i parë në tabelë”.

GazetaBlic: Nëse ‘kapni’ zonën “Champions”, a shpresoni në paraqitje pozitive të Trepçës 89’ në fazat kualifikuese?

Hajdini: “Unë besojë shumë që do e kapim zonën ‘Champions’, por kësaj radhe do të jetë më ndryshe se hera e parë, sepse dhe në ndeshjet e para para-kualifikuese në Champions kanë qenë disa mungesa”, tha Bledar Hajdini për ‘’GazetaBlic’’.

01/16/2018 21:37

Bozohoviç liderëve të Kosovës: Nëse nuk na mbroni, kriminelët në veri do të na vrasin si qentë