Lajme

Hajdar Beqa: Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur – fitorja po vjen

20 ditë më parë
nga:Sh R

Kandidati i PDK’së për deputet, Hajdar Beqa, ka mbajtur një takim me banorët e Bashkësisë së III Lokale në Gjakovë.

31-shi i PDK’së tha se ky takim ishte dëshmi e mbështetjes së madhe për Bedri Hamzën.

“Takimi i sotëm me banorët e Bashkësisë së III Lokale në qytet, ishte një tjetër dëshmi e mbështetjes së madhe për Bedri Hamzën! Energjia, besimi dhe përkushtimi i qytetarëve na japin forcë dhe motivim për ta çuar këtë rrugëtim deri në fitore. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur – fitorja po vjen”, u shpreh Beqa.