Showtime

Hailey Bieber kujton puthjen e parë me Justin Bieber

05/23/2020 12:01
nga:L I

Hailey Bieber ka kujtuar puthjen e saj të parë me bashkëshortin e saj, Justin Bieber, përcjellë GazetaBlic.

Gjatë episodit të fundit të The Biebers, çifti i martuar iu përgjigj disa pyetjeve të fansave në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe një nga çështjet e mëdha që fliste ishte puthja e parë e tyre.

“Herën e parë që u puthëm, ishim në Nju Jork dhe kishim shkuar në darkë së bashku”, tha ajo, duke kujtuar se ishte një darkë sushi.

“Unë i thirra prindërit e mi t’i pyesnin nëse mund të shkoja dhe ata thanë jo. Ata ishin absolutisht kundër, Ti nuk ke për të dalur vetëm me Justin, nuk do të ndodhë”, ishin fjalët e prindërve të Hailey.

Fatmirësisht, Hailey e kishte motrën e saj më të madhe Alaia për ta mbuluar atë.

“Motra ime më e madhe më mbuloi mua duke ju thënë atyre: “Oh po, ajo do të flejë në banesën time dhe është gjithçka në rregull”. Ajo më mbuloi mua dhe ne shkuam për darkë dhe nuk u zëmë, “thotë ajo.

“Ne dolëm dhe kur u kthyem pamë një film dhe u puthëm” thotë Hailey.

/GazetaBlic

Ask Us Anything Live Week 3 with The Biebers

Publiée par Justin Bieber sur Vendredi 22 mai 2020