Lajme

Hahn: Ky vit do të jetë kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor

01/01/2018 13:02
nga:D.I

Komisari evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Hahn theksoi sot se ky vit do të jetë kyç për shtetet nga Ballkani Perëndimor. Ai në Tuiter kumtoi se viti i kaluar ishte përplot me sfida.

“Të jemi krenarë për arritjet e përbashkëta, t’i përforcojmë përpjekjet në fushat ku progresi duhet akoma të realizohet”, theksoi Hahn.

Sipas tij, viti 2018 do të jetë kyç për Ballkanin Perëndimor dhe mundësi për bashkëpunim edhe më të afërt me të gjithë partnerët në sfidat e përbashkëta.

“Të gjithë partnerëve, politikanëve dhe qytetarëve u dëshiroj Vit të Ri të qetë dhe të gëzuar. Ta formojmë të ardhmen së bashku për rininë tonë”, theksoi Hahn.

04/23/2018 19:25

Hahn: Tash u takon liderëve të Ballkanit Perëndimor ‘të marrin topin’