Sporti

Hadërgjonaj, pasi debutoi me Kosovën: “Erdha me këmbë të mbarë, u kall krejt zhveshtorja, krejt lojtarët”

06/10/2019 23:35
nga:M K

Florent Hadërgjonaj është shprehur shumë i lumtur me fitoren 3-2 të Kosovës kundër Bullgarisë.

Mbrojtësi i Huddersfield debutoi për “Dardanët” në këtë ndeshje duke u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë në vend të Mërgim Vojvodës.

“Erdha me këmbë të mbarë, ka qenë qëllimi jem, por që bëhet kaq e emocionuar s’ma ka marr mendja, është diçka e veçantë, fitore e rëndësishme”, tha Hadërgjonaj.

“Ndeshja e parë është e veçantë, fitorja edhe më shumë. Kishim këtu shumë tifozë dhe ndeshja ime e parë ishte shumë speciale”.

“Festa? U kall krejt zhveshtorja, krejt lojtarët, krejt stafi, Kemi merituar fitoren, nga 2-1, kthyem ndeshjen në 3-2 dhe fituam. Kishim shumë raste, kemi mundur të shënojë 5-6 gola”.

Pas kësaj fitore, Kosova ka shkuar në 5 pikë në Grupin A, me një më pak se Çekia dhe Anglia.

06/24/2019 23:48

Milorad Dodik thotë se nuk e ka ftuar Thaçin në Samit si president i Kosovës