Sporti

Hadërgjonaj dhuron asist, Alanyaspor i merr pikë Fenerbahce-s

02/11/2024 19:12
nga:E K

Fenerbahce-Alanyaspor u përballën këtë të djelë në kuadër të javës së 25-të të Superligës turke, sfidë që u mbyll me barazimin 2-2.

Ndërsa vendasit ishin në avantazhin 2-1, në minutën e 63’ mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj i dhuron asist Augusto-s, duke u bërë protagonist në golin e barazimit.

Kështu Alanyaspor i merr pikë Fenerbahce-s në “Sukru Saracoglu Stadium”, ndërsa mes protagonistëve ishte edhe Hadërgjonaj.

Pas kësaj jave Fenerbahce renditet në vend të dytë me 64 pikë, teksa Alanyaspor renditet në vend të 14-të me 28 pikë.