Cool

“Hachiko” në kohë pandemie

05/28/2020 13:51
nga:L I

Ashtu sikurse historia që përshkruhet në filmin “Hachiko” në të cilin një qen besnik pret pronarin e tij të kthehet, ka ndodhur edhe në këtë kohë pandemie. Prej tre muajsh një qen besnik pret në hollin e spitalit pronarin e tij që ka vdekur nga koronavirusi në muajin shkurt.

Qeni i quajtur Xiao Bao (Thesar i Vogël) ka shkuar në spitalin e Ëuhan së bashku me pronarin kur i ishin shfaqur simptomat e para të koronavirusit. Pronari i qenit nuk arriti të mbijetonte në luftën me koronavirusin dhe pas 5 ditësh ai vdiq.

Xiao Bao nuk pranoi të largohej nga spitali për ditë, javë, muaj rresht, ka deklaruar një sanitare e spitalit. Ndërkohë që priste pronarin e tij, ai ushqeheshe nga stafi i spitalit. Sanitarja u shpreh se Xiao nuk e dinte që pronari i tij ka ndërruar jetë dhe ai vazhdonte ta priste atë me shpresën se do e shihte.

“Asnjëherë nuk e la spitalin. Ishte tepër prekëse dhe kaq besnike nga ana e tij. Kur vija në mengjes e shihja aty, kur ikja pasdite sërish e shihja aty duke pritur”, shprehet sanitarja.

Sipas saj edhe kur e përzInin nga spitali ai nuk kishte frikë, riktheheshe prap.

Në 20 maj stafi i spitalit mori ankesa dhe shqetësime në lidhje me Xiao Bao i cili shëtiste nëpër korridore. Infermieret kontaktuan Shoqatën e Mbrojtjes së Kafshëve të cilët erdhën dhe e morën Xiao Bao. Për momentin Xiao ndodhet në strehën e kafshëve derisa të gjejnë të afërmit e pronarit që ndërroi jetë nga koronavirusi.