Në një intervistë me Süddeutsche Zeitung, Oliver Kahn, drejtor i përgjithshëm i Bayern Munich, diskutoi disa tema, duke përfshirë një nga temat aktuale në futbollin evropian: të ardhmen e Erling Haaland në sezonin e ardhshëm.
Nga merkato e verës, norvegjezi ka një klauzolë përfundimi prej 75 milionë eurosh me Borussia Dortmundin, gjë që e bën atë një objektiv të dëshirueshëm për skuadrën bavareze, përcjell GazetaBlic Sport.
“Bayerni nuk hyn në këto lojëra në treg, por ekonomikisht kemi kapacitet për të bërë investime të mëdha. Por tani për tani po vuajmë edhe disa pasoja nga pandemia Covid-19. Edhe kështu, ne e kemi Lewandowskin me vete dhe jam i sigurt se ai do të vazhdojë të shënojë 30, 40 gola në vit edhe për disa kohë”, ka theksuar ish-portieri.
/GazetaBlic Sport/


