Sporti

Haaland “perëndia” e golit, kampioni bie në “Iberik”

02/18/2020 22:52
nga:M K

Janë mbyllur para pak çastesh dy duelet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, gjegjësisht të parat e fazës së eliminimit direkt.

Përderisa njëra ndeshje u mjaftua me një gol të vetëm të realizuar në minutën e katërt, kjo tjetra ishte “triller” në vete, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi, fillimisht përqendrohemi në gadishullin “Iberik”, aty ku kampioni aktual i kompeticionit më të madh për klube në kontinentin e vjetër, Liverpooli u mposht nga Atletico Madridi vendas me rezultat minimal, 1-0.

Spanjolli Saul Nigez shënoi golin e parë dhe të vetëm të kësaj sfide në minutën e katërt. “Los Colchoneros” me këtë rezultat krijojnë kapital të mirë për ndeshjen e kthimit, por jo edhe vendimtar, pasi “The Reds” kanë dëshmuar se mund të kthejnë edhe disavantazhe më të thella.

Në anën tjetër, në Gjermani shkëlqeu “perëndia” e golit. Norvegjezi Erling Haaland ka realizuar dy gola, një prej tyre spektakolar, për të konfirmuar edhe njëherë se është një nga më të mirët këtë edicion, për të mos thënë më i miri.

Fantazisti fillimisht realizoi në minutën e 69’të për epërsinë fillestare, para se Neymar t’i barazonte shifrat shtatë minuta më pas. Por nuk shkoi as një minutë i plotë dhe Haaland përmirësoi statistikat e tij të frikshme, duke shënuar gol për çdo 40’të minuta. “Milionerët” triumfuan 2-1, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim tutje.

FT Atletico Madrid – Liverpool 1-0

FT Dortmund – PSG 2-1

Pas pak do të vijmë me informata shtesë nga duelet e lartëcekura, si notat e lojtarëve, deklaratat e akterëve kryesorë dhe statistikat tjera interesante që i karaktarizuan këto sfida.

/GazetaBlic/

03/19/2020 22:27

Klubet e Serie A janë kundër idesë që Liga e Kampionëve të zhvillohet në fundjavë për t’u mbyll edicioni