Gruaja më e fuqishme në botën e futbollit, agjentja e Rafaela Pimento, tha se është duke u përgatitur kontrata më e madhe në histori dhe Erling Haaland do ta nënshkruajë.
Sulmuesi norvegjez ka luajtur 17 ndeshje në City, në të cilat shënoi 23 gola dhe agjentja e lojtarit tha në një intervistë për mediat braziliane se Haaland së shpejti do të nënshkruajë kontratën më të madhe në histori të futbollit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kur fola për vlerën e Haaland, mendova për gjithçka, për vlerën e tij si lojtar dhe vlerën e karakterit të tij. Nuk e di nëse në të ardhmen e afërt ndonjë klub do të paguajë një miliard dollarë për një lojtar. Ndoshta dikur më vonë në të ardhmen, por tani…“, tha Pimenta.
??| Em entrevista ao @geglobo, Rafaela Pimenta, empresária de Haaland, revelou que o atacante do #ManCoty está próximo de assinar o maior contrato de patrocínio esportivo da história do futebol.
?@futebol_info pic.twitter.com/LSEBe4kwEf
— Cometa Haaland ??☄️ (@CometaHaalandd) November 9, 2022
“Kur e nisa këtë punë 20 vjet më parë, nuk e kisha menduar kurrë që marrëveshjet e sponsorizimit do të arrinin shifrën që po diskutojmë për Erling. Së shpejti do të shpallim detajet e sponsorit të ri të Haaland dhe do të jetë marrëveshja më e madhe e sponsorizimit në historinë e futbollit. Por jam e sigurt se për tre vjet, kur e shikoj këtë kontratë, them: ‘Sa kontratë e tmerrshme’. Pra, duke marrë parasysh se sa shpejt po rriten vlerat e lojtarëve, mendoj se në pak vite një kontratë miliardë dollarësh do të jetë e keqe”, shtoi ajo.
Pimenta ka konfirmuar marrëveshjen për kontratën, por nuk ka dashur të zbulojë vlerën dhe detajet e saj.
“Epo, të gjithë e dinë se ai luajti pa sponsor për një kohë dhe tani është koha për t’i paguar të gjitha, apo jo? Kështu që duhet ta shpallim shumë shpejt. Nëse shpallim vlerën e kontratës, humbasim klientin, kështu që mendoj se është më mirë për të mos thënë shumë për këtë temë për momentin”.
/GazetaBlic Sport/


