Lajme

Rasti “gylenistët”, jep dorëheqje edhe drejtori i AKI-së

04/04/2018 13:21
nga:Gazeta Blic

Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi në orët e pasditës së sotme pritet të jap dorëheqje nga kjo pozitë.

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim i mirinformuar brenda Qeverisë së Kosovës. Ky vendim i drejtorit të AKI-së vjen, pas lirimit nga përgjegjësia e këtij funksioni nga ana e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Gashi, kishte vepruar pa informimin e Kryeministrit Haradinaj në rastin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, që ndodhi më 29 mars.

Sipas ligjit për Agjencinë Kosovare të Intelegjencës, Drejtori i AKI-së është i obliguar që të njoftoi Presidentin dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës për aktivitetet e AKI-së.

Një ditë më parë dorëheqje ka dhënë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

AKR në këtë komunikatë sqaron se ministri Sefaj në letren e dorëheqjes e ka informuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në detaje lidhur me procesin e deportimit të shtetasve turq dhe përfshirjen e tij në këtë rast.

Kjo është komunikata e plotë:

Ministri i Punëve të Brendshme që vjen nga radhët e AKR-së, Flamur Sefaj i është përgjigjur Kryeministrit të Kosovës në kërkesën për lirimin e detyrës, që i është drejtuar para disa ditësh dhe i ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e Ministrit.

Në letrën e dorëheqjes, ministri Sefaj e ka informuar kryeministrin e Kosovës në detaje lidhur me procesin e deportimit të shtetasve turq dhe përfshirjen e tij në zbatim të ligjit në atë proces.

Për hir të opinionit bëjmë me dije se Ministri Sefaj nuk ka qenë faktor vendimmarrës dhe vetëm ka zbatuar ligjin përkitazi me kërkesën së AKI-së, institucion ky i cili sipas Kushtetutës ka vlerësuar se personat e lartcekur përbëjnë rrezik për sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës. Sa i përket informimit të Kryeministrit për këtë proces, AKI obligohet me ligj që t’i raportojë në të njëjtën kohë Kryeministrit, prandaj duhet të sqarohet nëse kjo ka ndodhur apo jo.

Ministri Sefaj nuk ka qenë fare në dijeni se çka përfaqësojnë ata persona, por vetëm ka zbatuar ligjin i cili aktivizohet në rastet kur AKI vlerëson se po cenohet siguria shtetërore e Kosovës.

AKR vlerëson jashtëzakonisht lartë punën dhe angazhimin e z.Sefaj në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ministri Sefaj, në vazhdimësi ishte i vendosur në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës së vendit, sikur në rastin e ndalimit të Marko Gjuriq, i cili hyri jashtëligjshëm në territorin e Kosovës si dhe shume detyra tjera, ne menyre institucionale e dinjitoze me pergjegjesi e rrespekt ndaj shtetit, ne rend te pare./Gazeta Blic/

11/25/2019 23:38

Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi emëruan Gashin e Ramadanin në krye të AKI-së: Ky është paralajmërimi i Vetëvendosjes