Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, sot do të bëjë prezantimin vjetor për vitin 2024.
Ndryshe gjatë këtij viti, pavarësisht sfidave, sektori financiar në Kosovë ka mbetur stabil dhe mirë i kapitalizuar. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) këtë vit shënon 25-vjetorin e themelimit të saj. Për një çerek shekulli ekzistence, është vlerësuar lart roli i BQK-së si një institucion kredibil dhe ruajtës i stabilitetit financiar në Kosovë.
Ditë më parë, BQK dorëzoi paraaplikacionin e përditësuar, i cili përfshin ligjet përkatëse të miratuara nga Kuvendi dhe rregulloret e nxjerra nga Bordi i BQK-së, duke plotësuar paraaplikimin e dorëzuar më 14 tetor.
Gjithashtu, gjatë këtij viti, BQK ishte në qendër të vëmendjes për shkak të rregullores për operacionet me para të gatshme.
Në kuadër të prezantimit vjetor të sotëm, do të bëhet edhe ndarja e çmimit tradicional të BQK-së “Ekonomisti i ri”.