Sporti

Gushti i pazakontë, muaji i “çmendur” i futbollit

08/01/2020 17:50
nga:M K

Mbase nuk jemi mësuar që në muajin Gusht të zhvillohen ndeshje të nivelit të lartë, por ja që pandemia ka detyruar shtëpitë më të mëdha të këtij sporti që ta ndryshojnë orarin e ndeshjeve.

Fati e deshi që muaji Gusht të jetë vendimtar për garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, Ligën e Kampionëve, e atë të Europa Ligës, derisa nuk do mend se aty janë edhe kualifikimet e skuadrave kosovare për këto gara respektive, përcjell GazetaBlic.

Datat më interesante pritet të jenë ato mes 12 dhe 19 Gusht, ku do të luhen takimet çerekfinale e ato gjysmëfinale të Champions, ndërsa finalja tashmë dihet se do të zhvillohet me datën 23.

Ndërkaq, fundi i muajit do të jetë i rezervuar për kualifikimet në EL dhe CHL, ku shpresojmë që sa më lartë t’i shohim ekipet tona.

/GazetaBlic/

09/22/2020 09:40

Barcelona “piketon” synimin e radhës, është bashkëvendas i Koeman