Sporti

Gundogan zhvilloi një ndeshje perfekte ndaj Basel, kjo është deklarata e tij

02/13/2018 23:25
nga:Lorik J

Ekipi i Manchester Cityt ka fituar me rezultatin 0-4 ndaj Baselit.

Gundogan x2, Silva dhe Aguero kanë shënuar për fitoren e Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic.

Pas duelit, Ilkay Gundon ka folur për media, ku u shpreh mjaft i lumtur për fitoren ndaj ekipit të Baselit.

“Rezultati ishte ndoshta i përsosur, por duhet të përmirësohemi akoma”, tha fillimisht ai.

“Është Liga e Kampionëve dhe ndeshjet janë gjithmonë të vështira, nuk kemi pranuar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme pas këtyre golave që shënuam”, tha Gundogan.

 

02/20/2018 11:37

Këto janë tri skuadrat e vetme të cilat e kanë mposhtur Guardiolën këtë vit