Skuadra shqiptare e CS:GO, ‘Guild Eagles’ sot do të ballafaqohen me ekipin rus, Aurora në finalen e CTT Finals Tournament.
Guild Eagles dhe Aurora ballafaqohen me fillim nga ora 16:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të finales së ‘Lower Bracket’. Fituesi i këtij dueli do të luajë ‘Grand Final’ ndaj BIG, teksa humbësi eliminohet.
Kujtojmë se këtë ndeshje të ‘Guild Eagles’ dhe gjitha të tjerat mund t’i shikoni në ‘Twitch’ tek komentatori shqiptar, Ernest Xhoci.


