Olivier Guerot, ambasadori i Francës në Kosovë u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO-s është dëshirë e hershme.
Guerot ka deklaruar se pasi një herë duhet të finalizohet Marrëveshja e Ohrit.
Ndër të tjera, ambasadori francez e ka vlerësuar lartë rolin e presidentes, Vjosa Osmani, në marrëdhënie ndërkombëtare.
“Presidentja Osmani po luan një rol tejet pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe shumë shpesh ka kontakt me presidentin Macron. Gjithmonë ka avokuar për koordinim ndërmjet Kosovës dhe ndërkombëtarëve dhe të gjithë i jemi falënderues asaj për këtë.” – ka thënë Guerot në Klan Kosova.
“Është e parakohshme të shkojmë në atë drejtim (anëtarësimi i Kosovës në NATO), sepse kemi diçka që është shumë e rëndësishme, Marrëveshja e Ohrit, të cilën e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet edhe për Kosovës dhe Serbinë”.