Sporti

Guardiola: Zidanes ia urova titullin në La Liga

08/08/2020 00:02
nga:M K

Pep Guardiola ka regjistruar një të arritur fenomenale, duke eliminuar dikur rivalin e përbetuar, Real Madridin.

Ai dhe skuadra e tij janë kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve, ku kanë prekur çerekfinalen, e ku llogariten favoritë absolutë përballë Lyonit, përcjell GazetaBlic.

Për këtë sukses ka folur edhe vetë katalunasi, duke shtuar se në pjesën e parë hasën në disa probleme, por që i sanuan në 45 minutëshin vendimtar.

Ai lavdëroi Zidanen për performancën, teksa shtoi faktin se ia ka uruar titullin në La Liga.

“Kishim disa probleme në pjesën e parë, por që ia dolëm me mjaft sukses t’i sanojmë. Tani duhet të shikojmë përpara.

Sa i përket Zidanes… Shpresoj që në një mbrëmje të dalim në darkë dhe të bisedojmë. Ia urova titullin në La Liga dhe e komplimentova për atë që tregoi këtu (në Champions)”, tha mes tjerash ish-trajneri i Barcelonës.

/GazetaBlic/

/GazetaBlic/

12/12/2020 12:01

Përveç Messit, Guardiola piketon një tjetër yll për merkaton e verës së ardhshme