Sporti

Guardiola pritet t’a udhëheq një kombëtare!

09/14/2018 11:51
nga:M K

Ai ndoshta është i fokusuar te Manchester City për momentin, por Pep Guardiola gjithashtu po mendon për të ardhmen e tij dhe duket se gjërat i ka shumë të qartë në mendje.

Pas sukseseve që ka arritur në drejtimin e klubeve, duke u shndërruar në një trajner që vetëm korr fitore, spanjolli ka treguar se në ambiciet e tij personale është të marrë drejtimin e një kombëtareje.

Nuk ka e ka përcaktuar se cilën skuadër do të donte të trajnonte, por është tashmë e ka thënë me zë të lartë synimin e tij.

“Nëse do më vinte mundësia, do doja të trajnoja një kombëtare. Jam i sigurt për këtë”, u shpreh 47-vjeçari për Movistar+.

Pas paraqitjes së dobët të Jorge Sampaoli në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, largimi i tij ishte thjesht çështje ditësh dhe u përfol se do të ishte pikërisht Argjentina, ekipi i ri i Guardiolës, por ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë shkruan Telesport, raporton GazetaBlic.

“Argjentina? Jo, të lutem…”, tha Guardiola, i cili theksoi se karrierën e tij dëshiron që ta mbyll aty ku dhe e ka nisur, të rikthehet në “La Masia”.

Pep Guardiola ka veshur fanellën blaugrane si mesfushor me tipare mbrojtëse, plot 263 herë, ku dhe ka shënuar 12 gola. Në rrugëtimin si trajner, brenda 6 vitesh, nga periudha 2012-2018 ka fituar plot 14 tituj të rëndësishëm përfshirë Champions League, Super Kupën e Europës, Kupa e UEFA etj.

09/17/2018 18:43

Guardiola dënon lojtarët e Cityt