Sporti

Guardiola pas fitores 4-0 ndaj Newcastle: Kjo ndoshta ishte paraqitja më e dobët e sezonit

12/20/2021 09:46
nga:Lorik J

Futbollistët e Manchester City mposhtën 4-0 Newcastle të dielën, duke shënuar fitoren e tetë radhazi, por ata kanë marrë kritika nga trajneri i tyre, Josep Guardiola.

Kampionët në fuqi festuan pasi shënuan nga dy gola në secilën pjesë dhe eksperti spanjoll e cilësoi pjesën e parë të ndeshjes si pjesën më të keqe të skuadrës së tij këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Fitorja kundër Newcastle i shërbeu Manchester Cityt për të vendosur një rekord në Premier League, pasi skuadra e Etihad u bë e para me 34 fitore në një vit kalendarik, por Guardiola nuk ishte aspak i kënaqur me atë që pa.

“Rezultati i lojës ishte i mirë, por paraqitja nuk ishte aspak e mirë. Sidomos në pjesën e parë, ishte ndoshta pjesa e parë e jonë më e keqe e sezonit. Diferencën e bënte cilësia e lojtarëve, por kjo nuk ishte aspak mënyra se si duam të luajmë”, tha Guardiola pas takimit.

Pas 18 xhirove të luajtura në Premier Ligën angleze, City është ekipi lider në tabelë me 44 pikë.

/GazetaBlic Sport