Sporti

Guardiola mohon largimin nga City: Kam edhe një vit kontratë me klubin tim aktual

06/12/2019 17:50
nga:M K

Çështja e trajnerit të Juventusit po kthehet në një telenovelë.

Nga raportimet e ndryshme në Itali, disa herë duket se nga momenti në moment do të zyrtarizohet Sarri, ndërsa më pas është sërish emri i Pep Guardiolës që qarkullon.

Tekniku spanjoll do të ishte i preferuari i bardhezinjve, megjithatë duket se nuk do të jetë këtë herë rasti për ish-teknikun e Bayernit e Barcelonës, për të marrë drejtimin e ‘Zonjës së Vjetër’.

Ka qenë vetë Guardiola, i cili nga një turne golfi ku merr pjesë, është shprehur se do të respektojë kontratën me Cityn, ndërsa mundësia për t’u larguar ekziston vetëm nëse klubi anglez do ta marrë me shkelma.

“Lajmet vazhdojnë të dalin dhe të përsëriten, por kam një kontratë dy-vjeçarë me Mançester Sitin.

Nëse ata nuk më marrin me shkelma, atëherë do të qëndroj”, tha Guardiola, duke sqaruar të ardhmen e tij.

Mesa duket, kandidati i vetëm real për stolin e Juventusit është Maurizio Sarri, i cili do të zyrtarizohet sapo të lirohet dhe të zgjidhë detyrimet me klubin aktual, Chelsea.

06/26/2019 00:25

Si ra Stambolli!