Sporti

Guardiola: Man United ka në ekip një nga lojtarët më të mirë në histori

11/04/2021 16:19
nga:E K

Manchester United dhe Manchester City do të përballen këtë fundjavë në derbin lokal të Manchesterit.

‘Djajtë e Kuq‘ janë nikoqir të këtij dueli që zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Solskjaer do të mundohet të përmirësoj gabimin e bërë në ndeshjen e fundit në Old Trafford kur u demoluan nga rivali i përjetshëm Liverpooli me rezultat 0-5.

Para këtij takimi menaxheri i Cityt, Guardiola ka treguar respekt të lartë për skuadrën kundërshtare dhe për Ronaldon në veçanti.

“Nuk e pashë ndeshjen e United kundër Atalantës, do të analizoj dhe të shoh në mënyrë që të di sa të mirë janë”, tha fillimisht spanjolli.

“Ne e pamë atë sezonin e kaluar. Ata kanë një nga lojtarët më të mirë në histori, një djalë që mund të jetë një makinë shënimi”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/