Sporti

Guardiola: Jemi larg Liverpoolit

12/28/2019 12:00
nga:M K

Liverpooli është shumë afër që të kurorëzohet me titullin kampion në Angli, pas plotë 30 vitesh.

“The Reds” momentalisht janë 14’të pikë para Manchester Cityt, madje kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, gjë që i bënë ata favorit kryesor për të triumfuar në ishull, shkruan GazetaBlic.

Fajtor kryesor për këtë epërsi ishte Wolves, që mbrëmë riktheu disavantazhin prej dy golash, ku në minutat e fundit realizuan për 3-2. Kjo humbje e ka lënë kampionin aktual larg garës për titull, derisa këtë e ka pranuar edhe vetë Guardiola.

“Liverpooli është shumë para nesh. 14 pikë janë tepër. Duhet të jemi realistë. Synimi kryesor është të konkurrojmë me Leicesterin dhe ta rikthejmë pozitën e dytë. Gjithsesi, ne do të luajmë secilën ndeshje me përgjegjshmërinë më të lartë”, deklaroi spanjolli.

/GazetaBlic/

03/25/2020 15:49

Galatasaray vazhdon interesimin për Xherdan Shaqirin