Sporti

Guardiola: Haaland është në nivelin e Cristianos dhe Messit

11/03/2025 08:39
nga:Lorik J

Pep Guardiola tha se Erling Haaland tani ka arritur nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos me golat e tij, pasi ndihmoi Manchester Cityn të fitonte 3-1 ndaj Bournemouth.

Norvegjezi shënoi dy herë në fitoren ndaj Bournemouth në xhiron e dhjetë të Premier Ligës dhe tani ka 13 gola këtë sezon në kampionat.

“Qytetarët” janë në vendin e dytë në kampionatin anglez, por asnjë lojtar tjetër në ekip nuk ka shënuar më shumë se një gol në ligë gjatë sezonit.

Trajneri i City-t tha se falë dominimit të tij në listën e golashënuesve, Haaland tani është si Messi dhe Ronaldo kur ishin në kulmin e tyre.

“Sigurisht, luajtëm shumë mirë përsëri, Erling ishte vendimtar. Është pak si kur luan me Messin ose Cristianon, e dini? Ndikimi është shumë i madh”, tha Guardiola.

“A e ka arritur këtë nivel? A i shihni statistikat e këtij djali? O Zot i madh, po, sigurisht që është në nivelin e Cristianos dhe Messit për sa i përket shifrave”, vazhdoi trajneri i City-t.

“Dallimi midis Cristianos dhe Messit është se ata e kanë bërë këtë për 15 vjet. E shihni, Messi është ende në MLS dhe shënon dy ose tre gola në ditë. Cristiano në Arabinë Saudite është në të njëjtin nivel. Por ai Haaland është në atë nivel dhe pa të do të jetë e vështirë”, shtoi Guardiola.

/GazetaBlic Sport