Sporti

Guardiola flet pas humbjes nga Tottenhami: Ekipet e Mourinhos janë të tilla – Gabon dhe të dënojnë në kundërsulm

11/21/2020 21:07
nga:M K

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur pas humbjes në derbin e javës nga Tottenhemi.

Lexo edhe: Manchester City “kapitulon” në Londër, Tottenhami në krye të Premier Ligës

Në prononcimin për BBC Sport, ai foli për rrjedhën e lojës, duke thënë se ekipet që i udhëheq Mourinho janë të tilla, nëse nuk shënon, të dënojnë në kundërsulm, përcjell GazetaBlic.

“Mund të ishte më mirë. Ne luajtëm ashtu siç luajtëm gjithë sezonin deri më tani. Ne nuk u mbrojtëm mirë te goli i parë. Pastaj ata u mbrojtën shumë, thuajse me gjashtë lojtarë, dhe kuptohet se nuk ishte e lehtë.

Ne kishim rastet tona, por që nuk i shfrytëzuam. E dinim më herët se do ta kishim të vështirë të shënonim të parët. Ekipet e Mourinhos janë kështu, ti gabon dhe ata të dënojnë në kundërsulm”, tha mes të tjerash tekniku katalunas.

/GazetaBlic/

11/20/2020 23:44

Nesër, në plan të parë, dueli Guardiola – Mourinho