Sporti

Guardiola: Erdhëm në Madrid për të fituar dhe ia dolëm

02/26/2020 23:40
nga:Lorik J

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt thekson se skuadra e tij ka udhëtuar në Madrid për fitore dhe këtë e arritën.

Manchester City fitoi sonte ndaj Real Madridit me rezultatin 1-2, pas një përmbysje të ‘çmendur’ në “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic.

Guardiola pas ndeshjes tha se skuadra e tij mund ta kalojë dënimin nga UEFA vetëm duke fituar ndeshje si këto.

“Ne u përpoqëm të vinim këtu për të fituar ndeshjen dhe ne e bëmë. Kjo është vetëm ndeshja e parë. Nëse një ekip mund ta kapërcejë këtë situatë, është klubi ynë”, tha Guardiola për BT Sports.

“Kur ishim duke luajtur më mirë, ne pranuam gol. Kur ata ishin më të mirë, ne shënuam një gol. Ky është futbolli. Më kujtohet çerekfinalja disa sezone më parë në Anfield kur luanim tepër mirë dhe ata shënuan në të gjitha goditjet e tyre në portë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/