Sporti

Guardiola e tmerroi Liverpoolin me skuadrën e tij: Kemi mposhtur kampionët

07/03/2020 09:01
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka triumfuar mbrëmë ndaj skuadrës kampione tashmë të Premier Leagues, Liverpool.

Ishte një ndeshje fantastike nga Citizens që shkatërruan skuadrën e Klopp 4 me 0. Paraqitja e skuadrës së tij i ka pëlqyer shumë trajnerit spanjoll, Pep Guardiola.

Ai pas ndeshjes u deklarua shumë i lumtur që skuadra e tij mposhti kampionët e Anglisë.

“Unë jam i kënaqur. Ne kemi mundur kampionët që kanë një ekip fantastik. Ju keni mundur t’i shihni në fytyrat e tyre, ata ishin të përqendruar”, ka deklaruar Guardiola, përcjell GazetaBlic.

“Kjo është arsyeja pse ata janë kampion. Ata nuk erdhën këtu për të festuar. Megjithëse kanë mundur të festojnë me birra, ata erdhën këtu dhe luajtën. Kjo është arsyeja pse kjo fitore është e rëndësishme, dhe gjithashtu e rëndësishme për përgatitjet ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve”.